-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Harta e re gjyqësore në Shqipëri, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi

Kryesoret

Në Shqipëri harta e re gjyqësore, që ka filluar të zbatohet që prej 1 shkurtit të këtij viti, ul ndjeshëm numrin e gjykatave në vend. Thuajse gjysma e tyre mbyllen dhe qytetarë e njohës të fushës juridike ngrenë shqetësime se ky riorganizim po shkakton rritje të kostove dhe vonesa në marrjen e drejtësisë.

Harta e re po aplikohet në një kohë, kur në sistem mungojnë 44 % e trupës së gjyqtarëve dhe 38% të prokurorëve, si pasojë e ‘vetingut’ dhe stoku i dosjeve është i lartë. Mbështetësit e saj mendojnë se ajo pritet të sjellë shpërndarje të barabartë të drejtësisë dhe balancim të numrit të gjyqtarëve me çështjet në shqyrtim.

Në Shqipëri reforma në drejtësi e miratuar rreth 7 vite me parë ka shkaktuar në vijimësi debate, gjatë proçesit të zbatimit. Rivlerësimi i trupës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë, ose sic quhet ndryshe vetingu ka sjellë largimin e një mase të gjerë gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Sot në sistem mungojnë përkatësisht 44 dhe 38% e tyre, dhe situata krahasuar me dy vite më parë është përkeqësuar. Së fundi nisi dhe zbatimi i hartës së re gjyqësore, që mbyll 18 nga 38 gjykata, thuaj gjysmën e tyre. Në gjithë vendin mbeten 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 që ishin, një gjykatë apeli nga 6 të tilla, dhe dy gjykata administrative të shkallës së parë nga 6.

Që prej 1 shkurtit të këtij viti, Gjykata e Apelit në Tiranë është e vetmja e këtij lloji në vend. Avokatë dhe qytetarë të ndryshëm nga skaje të largëta të vendit, shprehin shqetësim kur thonë se tani e kanë më të vështirë për të marrë drejtësi.

Kostot janë rritur ndjeshëm shprehet për Zërin e Amerikës Suela Koxhioni, avokate nga qyteti i Vlorës ku Gjykata e Apelit është mbyllur./VOA

Për më shumë kliko këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit