Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca për verifikimin e kushteve të zbatimit të masave të sigurisë ndaj personave të ndaluar në megaoperacionin e fundit të SPAK.
Sipas hetimeve, operacioni ka zbuluar disa grupe kriminale të dyshuara për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa të ardhurat e përfituara dyshohet se janë investuar në sektorin e ndërtimit.
Seanca është ndërprerë për dy orë dhe pritet të rifillojë në orën 11:00, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të paraqitura nga prokuroria.
/5pyetjet.al









