Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, raportoi në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë marrë rreth 110 vendime, ndërsa në pesë vitet e fundit mbi 550 vendime, shumica me dakordësi unanime.
Sipas saj, vendimet përfshijnë licenca, autorizime, sanksione dhe akte rregullatore, si dhe çelje garash për frekuenca audiovizive.
Po ashtu, AMA ka vendosur dhjetëra gjoba për përmbajtje dhe pirateri, me një vlerë mbi 80 milionë lekë.
Krasniqi tha se institucioni ka pasur një nivel të lartë suksesi në gjykata, duke fituar shumicën dërrmuese të çështjeve, ndërsa në vitin raportues ka humbur vetëm një proces.
Ajo shtoi se janë shqyrtuar qindra ankesa dhe raste programore, ku në një pjesë janë konstatuar shkelje dhe janë marrë masa administrative.
Sipas saj, këto tregojnë forcimin e rolit rregullator të AMA-s dhe zbatimin e ligjit në fushën audiovizive.
/5pyetjet.al









