-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja: Makina i la “killerat” e Top Channel në mes të rrugës

Kryesoret

Gazetarja Dorjana Bezat ka deklaruar se makina e personave që kryen sulmin me breshëri plumbash ndaj Top Channel ka pësuar defekt në momentin që ata po arratiseshin. E ftuar në “Zona Zero”, ajo tha se kjo pistë u ngrit duke parë që makina ishte djegur në mes të rrugës.

Gjithashtu, ajo tha se një tjetër dyshim që e përforcon këtë pistë është fakti që Kavaja apo zonat rreth saj nuk janë zgjedhur asnjëherë për të djegur makinat e përdorura në krim, pasi aty mbërrin shumë shpejt zjarrfikësja.

Dhe ashtu ka ndodhur e për pasojë, sipas gazetares, pjesa e përparme e makinës ka qenë thuajse e paprekur nga flakët që janë shuar shpejt.

“Ka dyshime që makina e përdorur nga autorët të ketë pësuar një defekt pas sulmit të kryer në godinën e Top Channel për shkak se ishte braktisur në mes të rrugës. Po ashtu, Në asnjë ngjarje kriminale Kavaja nuk është përzgjedhur si vendi ku krimineli zgjedh të djegë makinën, pasi zjarrfikësja mbërrin shumë shpejt, ashtu siç dhe mbërriti në këtë rast. Pjesa e parme e makinës është pothuajse e paprekur pikërisht sepse zjarri u  shua shpejt. Dhe në këto dyshime, po kontrollohen dhe serviset pasi makina mund të ketë qenë në servis para përdorimit,”- deklaroi Bezat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit