-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Skifterët’ bëjnë namin në Durrës, vidhet një tjetër ‘Range Rover’

Kryesoret

Një tjetër automjet ‘Range Rover’ është vjedhur në qytetin e Durrësit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.12, në rrugën “Neki Libohova”.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duken momentet kur hajduti merr automjetin e parkuar në anë të rrugës dhe largohet me të.

Pronari i mjetit, shtetasi S. C., ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ndërkohë që forcat e rendit kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur hajdutin e mjetit dhe njëkohësisht për të gjetur makinën.

Pak ditë më parë, një tjetër mjet Range Rover u vodh në Durrës, në lagjen nr.4 dhe vetëm disa orë më pas ai u gjet në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Vitin e kaluar në Durrës u denoncuan në polici 27 automjete të vjedhura, me një mesatare rreth 2 automjete çdo muaj, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar 8 autorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit