-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Loja “ngriva, shkriva” e Ramës me pensionistët për 5 mijë Lekë

Kryesoret

Sot kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë një shpërblim për pensionistët që muajin tjetër do të marrin përpos pensionit edhe 5 mijë lekë bonus.

Ky tha ai, është një premtim i dhënë disa muaj më parë dhe i mbajtur. Por si arritëm deri këtu? Qeveria ka luajtur disa herë me fjalët dhe premtimin.

Në Tetor të vitit të kaluar kur njoftoi vendosjen e taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë premtoi se një pjesë nga të ardhurat do të shkonte për pensionistët.

Në janar Rama dha pakon e parë. Dhe premtimi ishte “me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët”.

Por në 8 mars të këtij viti ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u tërhoq duke mohuar shpërblimin që kishte premtuar kryeministri.

Ajo tha se “sa i përket pensioneve kemi një politikë të konsoliduar për indeksimin në bazë të inflacionit, vjet u indeksuan dy herë.

Ne do të vijojmë me indeksimin. Për momentin nuk kemi një politikë të dhënies së një shpërblimi në muajin prill” tha Ibrahimaj.

Vetë kryeministri mbrojti ministren pas kësaj deklarate dhe tha se vendimi do të merret në prill. “Ministrja nuk ka thënë fare që “nuk kemi një politike të tillë”, i është referuar zhvillimeve të tanishme.

Taksa do të shqyrtohet në muajin prill dhe do të aplikohet”, tha kryeministri. Por pa ardhur Prilli sot kryeministri njoftoi shpërblimin. Kjo tregon se plani ka qenë për shpërblimin, por edhe mbajtja në tonus gjithashtu.

Tre lëvizjet e Ramës për të fituar zgjedhjet; pagat, tenderat dhe administrata

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit