-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mësimet pas tërmetit/ Rrjeti sizmik është përmirësuar, por Eurocodet në ndërtim po zvarriten!

Kryesoret

Tërmeti i madh 26 nëntorit 2019 rriti ndërgjegjësimin për të shtuar vëmendjen rreth ngjarjeve sizmike dhe pasojave të tyre.

Që nga ajo kohë Instituti i Gjeo-shkencave ka përmirësuar rrjetin fizik në stacionet e matjes dhe rikuperimin e ngjarjeve më të vjetra sizmike, por nga ana tjetër nuk po përshpejtohen proceset që kanë të bëjnë me përfshirjen e standardit të Eurokodit në ndërtim në legjislacionin shqiptar.

Instituti i Gjeoshkencave zhvilloi në Tiranë një simpozium shkencor rajonal, ku u diskutua më së shumti për rezultate kërkimore pas tërmetit të Durrësit.

Ylber Muceku, Drejtor i Departamentit të Gjeologjisë në Institutin e Gjeoshkencave në Tiranë referoi se tërmeti i fundit shkatërrues në Durrës në vitin 2019 u bë shkak për vendosjen e 10 stacioneve të reja matëse moderne që transmetojnë të dhëna në kohë reale.

Më instalimin e stacioneve të reja nisi procesi i rikuperimit të të dhënave të vjetra dhe ruajtjes së tyre në bazën e të dhënave.

Nga janari 2021 filloi zbulimi dhe përpunimi automatik i ngjarjeve sizmike të cilat janë të ndërlidhura në mënyrë automatike me rrjetet rajonale dhe europiane të monitorimit të ngjarjeve sizmike.

Monitorimi sizmik në Shqipëri aktualisht bazohet në dhjetë stacione sizmike me brez të gjerë (ASN), që përbëjnë rrjetin sizmik shqiptar, por në total janë 33 stacione që prodhojnë të dhëna.

Gjithashtu ekspertet e Gjeoshkencave pohuan se është bërë një punë e mirë me hartat sizmike dhe mikrozonimin e zonave me aktivitet të lartë sizmik, por sipas tyre duhet të ecët më te njëjtin ritëm edhe në përfshirjen në ligjin shqiptar të Eurocodeve dhe përmirësimin e strukturave që kontrollojnë dhe kolaudojnë ndërtesat e reja./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit