Mbrëmjen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë ku si pasojë humbën jetën 2 persona të moshë 43-vjecarë.
Pas një sherri mes 2 viktimave situata agravoi deri në përdorimin e armëve të ftohta por edhe të armëve të zjarrit.
Situatë e cila u mori jetën të 2 personave, Edmond Gosës dhe Altin Rexhajt.
Nga dëshmitarët e ndodhur në vendin e ngjarjes u mësua se viktimat kishin debatuar edhe më përpara me njëri tjetrin dhe në momentin e përplasjes së përgjakshme njëri prej tyre kishte edhe vajzën e vogël përdore.
“Nuk e di çfarë të them. Sherri koti pse hap sytë, pse kështu. Kanë pasur njëherë por nuk kanë arritur me e mbyllur. Ai Altini ka qenë me gocën përdore. Po bisedonin aty.
Pa arritur te furgoni kërciti. Fëmija ishte i vogël, përdore mo. Dëgjoj krismën erdha. Katër plumba, mirë që nuk më kapi ndonjë mua. Ai u shtri aty, ky u shtri këtu. Kavajsi e mbyti atë me thikë dhe ai e qëlloi me pistoletë. Kishin bërë debat ata e kishte me vete pistoletën ai. Këtu banojnë”, deklaroi ai.