Pas ngjarjes së rëndë të raportuar në Kavajë ku humbën jetën 2 persona të moshës 43-vjeçare është regjistruar edhe një tjetër vrasje në Elbasan.
Sherri mes 2 të rinjve i kushtoi jetën 33-vjeçarit, Sali Hajdarit.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.