-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau 3 fëmijë e 3 të rritur/ Del VIDEO e momentit kur policia ekzekuton 28-vjeçaren!

Kryesoret

Sulmuesja që vrau gjashtë persona në një shkollë të Nashville në Tennessee, bleu të hënën 7 armë dhe i fshehu në shtëpi. Këtë bëri me dije policia.

Hetuesit thonë se prindërit e të dyshuarit thonin se 28-vjeçarja transgjinore nuk duhet të zotëronte armë dhe nuk e kuptuan se armët ishin fshehur në shtëpinë e tyre. Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë nëntë vjeç, u vranë gjatë sulmit.

Sipas policisë, 28-vjeçarja po merrte trajtim nga mjeku për çrregullim emocional. Policia ka nxjerrë edhe pamjet e momentit kur efektivët hynë brenda shkollës dhe vranë 28-vjecaren gjatë sulmit me armë për të shmangur përshkallëzimin e tragjedisë.

Policia ka folur me prindërit e të dyshuarës, Audrey Hale, e cila u vra nga policia më pak se 15 minuta pas fillimit të sulmit.

Prindërit e Hale menduan se kishte në pronësi vetëm një armë por e kishte shitur. Ata besonin se fëmija i tyre “nuk duhet të zotëronte armë” dhe nuk ishin në dijeni se “kishte fshehur disa armë brenda shtëpisë”, tha shefi i policisë së Nashville, John Drake të martën.

Hale, e cila u identifikua si transgjinore dhe ishte një ish-nxënëse në shkollë, ishte e armatosur me tre armë, duke përfshirë një pushkë gjysmë automatike.

Armët janë blerë ligjërisht nga pesë dyqane në të gjithë qytetin. Në Tennessee nuk kërkohet leje për të mbajtur një armë zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit