Pas lustracionit, Sali Berisha insiston që një tjetër ligj që duhet të shqyrtohet është parashkrimi i veprës penale që të mos përjashtohet korrupsioni dhe krimi i organizuar i kryer nga zyrtar të lartë si kryeministri, ministrat dhe organe të tjera të larta.
“Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit. Parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë. Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë. Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre”, tha Berisha.