-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Kruja: Qëllimi i Rama-McGonigal ishte Shqipëria pa opozitë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij në Krujë Agron Loka.

Berisha është shprehur se këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse në këto zgjedhje ne ftohemi me votën tonë, në një mision historik që është përmbysja e monizmit që sundon sot në Shqipëri.

Miqtë e mi!

14 maji është ditë zgjedhjesh e qeveritarëve vendorë. Por e vërteta është, pra janë zgjedhje lokale, por e vërteta është se që nga viti 1992 këto janë zgjedhjet më politike që Shqipëria ka patur. Këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse në këto zgjedhje ne ftohemi me votën tonë, në një mision historik që është përmbysja e monizmit që sundon sot në Shqipëri. Kruja në historinë e saj ka patur qëndresën antikomuniste një trashëgimni të shkëlqyer. Kruja dhe krutanët e kanë të qattë se çfarë katastrofe kombëtare solli monizmi i bazuar në doktrinën marksiste-leliniste. Ndër të parët që e përmbysën ishin krutanët.

Pas 30 vitesh, njëlloj si e ka thënë në mënyrë profetike Ronald Regan se demokracisë i mjafton edhe një gjeneratë për ty zhdukur. E vërteta është se pas 32 vitesh, demokracia pothuajse u asgjësua plotësisht. Në Shqipëri u vendos një monizëm, jo i bazuar në doktrinën marksiste-leliniste, por i bazuar kryekëput në krimin, vjedhjen e qytetarëve, dhe drogën.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit