Kina është e gatshme të rrisë shkëmbimet me ushtrinë ruse për të thelluar komunikimin ushtarak, bashkëpunimin dhe besimin reciprok.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Tan Kefei, sipas të cilit marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk janë të ngjashme me aleancën ushtarake dhe politike gjatë Luftës së Ftohtë, por e tejkalojnë modelin e marrëdhënieve shtetërore dhe kanë natyrën e mos-angazhimit, mospërballja dhe mos shënjestrimi i vendeve të treta”.
Ndër planet mes dy vendeve, shtoi Tan në konferencën virtuale mujore, është edhe ai i “stërvitjeve të rregullta dhe patrullimeve të përbashkëta detare dhe ajrore”.