-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet pronari i lokalit me kokainë në Tiranë

Kryesoret

Gjashtë persona janë arrestuar dhe një është proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të lokalit që administronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, nisi procedimi penal edhe për shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka patur dijeni për lëndën narkotike, po nuk ka kallëzuar krimin.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. S., 53 vjeç, banues në Itali, pasi në rrugën “Skënder Shtylla”, i ka vjedhur automjetin një shtetasi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • I. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

  • R. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;

  • K. L., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi” thekson policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit