Familjarët e viktimave të 21 Janarit marrin një tjetër goditje. Gjykata e Posaçme ka vendosur në dhomë këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të 21 Janarit.
Ata kishin ankimuar vendimin e SPAK që ia kaloi kallëzimin e tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Familjarët kërkuan që dosja të hetohet nga SPAK, por tashmë Apeli la në fuqi vendimin për ta kaluar te prokuroria e Tiranës.
Ata kërkuan që SPAK të zbardhë 21 janarin, duke kallëzuar penalisht për vrasje në rrethana cilësuese ish-kryeministrin Sali Berishën, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashën dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin.