-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhiqet kandidati i Alibeajt në Krujë: Nuk bëhem pjesë e farsës

Kryesoret

Kandidati i PD-së zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkinë e Krujës, Sabah Sheta është tërhequr nga gara. Njoftimin e ka bërë vetë përmes një postimi në Facebook. Sheta është kandidati i disatë që është tërhequr nga lista e Alibeajt.

“Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.

Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.

Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!

Do të kërkoj çdo votë për logon e Partisë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pakapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA.

Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë! Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujes, Nikles, Thumanes, Bubqit dhe Malesise në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit