Zyra e shtypit të PD-së njofton se Lulzim Basha, në cilësinë e anëtarit të grupit PPE, ka dorëzuar në Keshillin e Europës një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës.
Në rezolutën e hartuar nga Lulzim Basha, kërkohet krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës ruse dhe të shërbejnë për të financuar projektet e rindërtimit të infrastrukturës në Ukrainë.
Gjithashtu rezoluta kërkon transferimin e aseteve ruse në fondin ndërkombëtar si dhe ngritjen e një tribunali kompensimi në lidhje me dëmet në Ukrainë.