Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme në Durrës ka hapur shtatë procedura brenda dy ditëve, gjashtë prej të cilëve vetëm sot. Pardje u hap tenderi i parë për blerje shezlongesh dhe çadrash me vlerë 1.5 milionë lekë ose 15 milionë lekë të vjetra.
Çdo gjë duhet që të jetë gati për 20 ditë nga momenti i firmosjes së kontratës. Sot janë gjashtë procedura të tjera të një tenderi me lote që në total shkon rreth 40 milionë lekë (3,985,619.00 Lekë) pa TVSH.
Mish, peshk, fruta, bylmet dhe ushqime janë të ndara në lote për t’u tenderuar. Në 14 Prill është afati i fundit për paraqitjen e ofertave.
Vlera e tenderave shkon mbi 55 milionë lekë. Pas shpalljes së fituesit, kavalishenca do të jetë gati për zyrtarët në fillim të majit.