-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e kërkon! Zoto shkoi te noteri dhe lëshoi prokurë për avokatin

Kryesoret

Sot u zhvillua në themel seanca e parë e gjyqit për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të dy të arrestuar nuk u paraqitën në seancën e parë të gjykimit duke njoftuar se do të mbroheshin nga avokatët e tyre, të cilët ishin të pranishëm.

Pjesë e kësaj dosje janë edhe të pandehurit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja e Klodian Zoto, tre biznesmenët e akuzuar se kanë korruptuar zyrtarët e nivelit të lartë dhe kanë pastruar para.

Por edhe pse në kërkim dhe faktin që policia nuk po i gjen dot brenda dhe as partnerët jashtë, tre të kërkuarit kishin arritur që të shkonin përpara një noteri për të lëshuar prokurën e përfaqësimit për avokatët e tyre.

Tre biznesmenët e pandehur kanë lëshuar prokura të posaçme për përfaqësuesit e tyre ligjorë në nëntor të vitit 2022, kohë kur kanë qenë të shpallur në kërkim.

Zoto dhe Gugallja u shpallën në kërkim prej dhjetorit 2021 dhe Mërtiri më vonë, megjithatë ata kanë mundur që të paraqiten para noterëve dhe të lëshojnë prokurë të posaçme për t’u mbrojtur në procesin e gjykimit të ngritur prej tyre nga SPAK.

Gugallja prej rreth dy muajve është në proces ekstradimi nga Vjena. Seanca e radhës u shty për më datë 7 prill në orën 14:30.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit