-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si e përdori McGonigal Nezën për të marrë dollarët nga oligarku rus (DOSJA)

Kryesoret

Zbulohen detaje të reja nga skandali i dosjes “McGonigal”. Autoritetet amerikane kanë kërkuar konfiskimin e pasurisë së ish-zyrtarit të lartë amerikan të FBI-së lidhur me dosjen ruse, që po hetohet.

Pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me oligarkun rus Deripaska, Juria e Madhe në Gjykatën e New Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga njeriu i Putinit.

Dosja me provat e reja zbulon edhe rolin e Agron Nezës, shqiptaro-amerikanit. McGonigal për të marrë shumat nga Deripaska për shërbimet përdori një kompani nga New Jersey në emrin e një “miku” thuhet në dosje, që dyshohet se është Neza.

Në momentin që “miku” e pyeti për transfertën që po bëhej, McGongial tha se bëhej fjalë për pagesa të ligjshme që buronin nga një punë që ai po bënte për një djalë të pasur rus. Ai pranoi dhe vendosi ti transferojë fondet nga kompania e tij në llogarinë personale të McGonigal.

Bëhet fjalë për një pagesë prej 51 mijë dollarësh të kryer në 13 gusht të vitit 2021 dhe 4 pagesa të tjera mujore nga 41 mijë e 790 dollarë të kryera gjatë periudhës 18 gusht-18 nëntor 2021. Shuma u pagua nga një bankë ruse tek një kompani në Qipro. Më pas kompania qipriote i transferoi tek kompania e Nezës në New Jersyey dhe ky i fundit ia kaloi McGonigal.

Berisha: Gjykata kërkoi konfiskimin e pasurive të McGonigalit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit