-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryebashkiaku i dënuar i Kuçovës “qoka” milionëshe për plehrat

Kryesoret

Opozita ka denoncuar ditët e fundit se ka zbuluar një dënim të vjetër të kryetarit të bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari që rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Edhe pse ka 4 vite në krye të bashkisë emri i tij është dëgjuar vetëm për rastin e fundit dhe tenderat me probleme.

I fundit bën fjalë për pastrimin e qytetit nga plehrat. Tenderi 144 milionë lekë ose mbi 1.3 milionë euro i është dhënë firmës “Viola Green” që dyshohet se është e lidhur me të atin e një kryetari tjetër bashkie socialist.

Kontrata për të qenë i sigurt u lidh nga Hajdari për katër vite përpara se Rama të shpallte listën e kandidatëve për 14 Majin. Por ky tender është kapur me flamur të kuq për shkelje në skualifikimin e operatorëve të tjerë në garë.

Kush është Hajdari dhe për çfarë u dënua?

Ai drejton bashkinë e Kuçovës nën siglën e PS dhe garon për një mandat të dytë. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami. Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit. Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.

Pas publikimit të vendimit, kryebashkiaku i Kuçovës komentoi në Facebook se vendimi ndaj tij ishte administrativ dhe për pasojë jo e detyrueshme të deklarohet, dhe se ai u largua në Greqi në moshën 17 vjeçare sepse “fajin e kishte Saliu”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit