-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plehrat minierë ari! Kryebashkiaku në largim merr “peshqeshin” e madh (Dokumenti)

Kryesoret

Lorenc Tosku i ka javët e fundit në krye të bashkisë së Peqinit për shkak se Edi Rama nuk i besoi rikandidimin për një tjetër mandat.

Në garë në 14 Maj do të jetë Bukurosh Maçi, që është kryetar i degës së PS-së. Por përpara largimit, Tosku do të firmosë një kontratë të majme për plehrat.

“5Pyetjet.al” mëson se 171,623,124.00 Lekë është shuma që ka vendosur në dispozicion bashkia për pastrimin, grumbullimin dhe largimin e mbeturinave të qytetit të Peqinit dhe Njësive Administrative.

Tenderi u hap sot dhe mbyllet në 3 maj për të marrë më pas firmën e fundit nga kryetari në detyrë. Afati i kontratës është 48 muaj, pra për të gjithë mandatin e kryetarit që ri që do të vijë në 14 Maj.

Mbetet për t’u parë si do të jetë procedura nëse do të ketë shkelje dhe kush do të jetë fatlumi që do të marrë tenderin, të në cilin flitet për transportin e mbetjeve për në landfillin e Elbasanit, por inceneratori nuk është në gjendje pune dhe plehrat digjen buzë lumit Shkumbin.

Por mbi të gjitha, pyetja është nëse ka kaq shumë plehra ka qyteti i vogël i Peqinit që transporti të kushtojë 1.5 milionë Euro?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit