Një grua u plagos mbrëmë me armë zjarri në Lushnje. Policia njoftoi se autorin e ka shpallur në kërkim, por i ati pretendon se djali është në Greqi emigrant.
Ndërkohë sipas raportimeve ditën e sotme ka marrë në pyetje 23 persona. Policia po kërkon sa më shumë informacion mbi dëshmitarët dhe personat që ishin në vendin e ngjarjes.
Policia është rikthyer në Garunjë të Lushnjes, duke kërkuar me detektor mbi gëzhonjat e tjera të armës kallashanikov.
Plagosja e 60-vjeçares ndodhi një ditë më parë, teksa Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën. Ajo u plagos në këmbë. Pas ngjarjes vëllai i saj akuzoi kushërinj të tyre si autorë të ngjarjes.
Ky konflikt mes tyre ka nisur që në korrik të vitit 2021, kur Kastriot Hasalla, vëllai i 60-vjeçares së plagosur, vrau kushëririn e tij Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas përplasjes për pronën.