-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

45 milionë lekë për qelqurina

Kryesoret

Shpenzimet në shëndetësi vijojnë që të jenë kryefjalë. Së fundmi, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë ka hapur një tender me objekt “blerje qelqurinash”.

Shuma e vendosur në dispozicion, pra fondi limit është  45 milionë lekë (4 492 268) pa TVSH.

Por për çfarë bëhet fjalë, çfarë artikujsh do të blihen më këtë shumë?

Në preventiv specifikohet se prokurimi është hapur për age, ambalazh, cilindër, kosh, tuba, piceta, pjata, shishe, tabaka, qese, etj. Dhe të gjitha bashkë, jo pak por 45 milionë lekë. Tenderi u hap dje dhe mbyllet në 11 Prill.

Artikujt duhet të dorëzohen në magazinën e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tiranë brenda 45 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës.

Ky institucion që drejtohet nga Bora Salaj, që ka firmosur tenderin është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.

E PLOTE- Tenderi i QELQURINAVE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit