-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del FOTO/ Ky është trafikanti që u kap me 500 mijë Euro brenda “Benz”-it

Kryesoret

31-vjeçari që shihni në foto është Armando Papa i arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në makinën që lëvizte iu gjetën 41 kg e 70 gramë heroinë që shkon mbi 500 mijë euro në treg. Armando Papa rezulton edhe me precedente të tjera penale.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një kuti në bagazhin e makinës tip “Benz” me të cilën lëvizte i riu. Ndërsa këto janë momentet kur agjentët e antidrogës hapin kutinë në brendësi të së cilës ishin 62 pako me heroinë.

Arrestimi i Armando Papës u krye në rrethrrotullimin e Rinasit, ku uniformat blu e lokalizuan atë dhe e ndaluan pasi ju vunë në ndjekje.

Policia shpalli në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tij, që gjithashtu dyshohet se ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Armando Papa ka kyçur gojën para hetuesve gjatë dëshmisë së marrjes në pyetje. I riu nuk ka treguar asgjë mbi bashkëpunëtorë të tjerë.

“Ndalo dhe hape bagazhin”! Del VIDEO e ndjekjes, si u kap “bosi” me heroinë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit