-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi në Farkë: Mashtrimi i Veliajt me tregun agroushqimor

Kryesoret

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ishte sot në Farkë, ku zbuloi për qytetarët atë që e cilësoi mashtrim elektoral të Erjon Veliajt, tregun agroushqimor. Pavarësisht inaugurimit pak ditë më parë, kandidati i Berishës dhe Metës thotë se në Farkë ka vetëm ngrehina, fasada dhe asgjë tjetër.

“Kam parë në lajme para 2 javësh më 18 mars, që këtuBelind Kelliçi ka ardhur kryetari i bashkisë ka inaguruar tregun e ri agroushqimor në Farkë dhe ka thënë tekstualisht në ditën e inagurimit që ditët më të mira për fshatin e Tiranës sapo kanë filluar.

Meqëse është e shtunë erdha që të bëj pazar të blej diçka te tregu agroushqimor dhe jam shumë kurioz të shoh se çfarë mund të blej. Kështu që të gjithë qytetarët të vijnë ta shohin si është situata.

Ka 2 javë që është bërë inagurimi, kemi parë këtu një ceremoni që ka kushtuar mbase me dhjetra mijëra euro, lluks kemi parë led wall-e, njerëz, entuziazëm në videot e kryetarit të bashkisë bashkë me ministren e bujqësisë. Kanë folur për fermerët, i kanë zënë fermerët thanë 100%, do ja u nxjerr me video unë.

Kanë thënë që fermerët kanë prenotuar 100% të hapësirave. Tani unë jam kurioz se nuk shoh ndonjë fermer, kam ardhur të blej diçka por nuk… Ky është tregu agroushqimor në Farkë, investimi më i fundit i Bashkisë Tiranë që na ka paraqitur një treg plot entuziast” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit