-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriminaliteti në vend, ja cili qytet ka koeficient më të madh për 2022

Kryesoret

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara për 100,000 banorë në vitin 2022 është në shifrën 920.

Shifër e cila la pësuar një ulje të lehtë në krahasim me vitin 2021, ku koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 1002.

Nga të dhënat e publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2022 e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër.

Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë:

Në qarkun Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2022 është 591; ku konsiderohet si më I ulëti, ndërsa në qarkun Gjirokastër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1386, duke fituar kështu statusin si qarku me kriminalitetin më të lartë.

Edhe pse mbahen si dy zonat ku kanë ndodhur krime tronditëse qarku I Elbasanit dhe I Shkodrës sipas Prokurorisë së Përgjithshme kanë kriminalitet jo shumë të lartë. Konkretisht në qarkun Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 683; Ndërsa në qarkun Shkodër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 946. Në Tiranë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1006.

Raporti që zënë veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2022, është 29,45 %, pra krimet më të zakonshme janë në këtë kategori veprash penale. Ndërsa vjedhja e pasurisë në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2022, është 26,16 %

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit