Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se më 16 shtator do të shpallet aktgjykimi në çështjen ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi do të bëhet publik në orën 10:00, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se tre vjet. Fillimisht pritej që aktgjykimi të shpallej më 20 korrik, ndërsa fjalët përfundimtare të palëve u dëgjuan në shkurt të vitit 2026.
Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe gjatë gjithë procesit janë deklaruar të pafajshëm.
Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se trupi gjykues ka caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit për më 16 shtator, në orën 10:00.









