Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se të rinjtë do të jenë vendimtarë në protestat kundër qeverisë, duke theksuar se ata kanë fituar edhe më herët beteja të rëndësishme qytetare.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të frenojë jehonën e protestës në rrjetet sociale.
“Tani ata janë në rrugë dhe s’ka forcë që mund t’i ndalojë për përmbysjen e qeverisë. Rama paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse për të mbajtur nën kontroll algoritmin, por është i pashpresë. Ajo gjeneratë nuk di të tërhiqet, di vetëm të fitojë”, deklaroi Berisha.









