Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj iu shmang betejës në kryeqendrën e veriut Shkodër, duke iu hequr mundësi demokratëve që të votojnë siglën e Partisë Demokratike.
Në veri, e vetmja bashki ku Partia Demokratike zyrtare do të ketë kandidat është Vau i Dejës, ku një zonjë, Klomentina Drini, do ketë përballë socialistin Kristian Shkreli dhe Zef Hilën, që sakrifikoi mandatin e deputetit për të qenë kandidat i Berishës dhe Metës në zgjedhjen e pranverës.
Klomentina Drini në një postim në Facebook ka bërë një reagim të ashpër dhe të fortë kundër Sali Berishës. Ajo flet për presione dhe se nuk tërhiqet nga gara.
“Zoti ❌️ NONGRATA ❌️
➡️ Pavarësisht furisë së pritshme të sulmeve të paimagjinueshme ndaj meje, po të sqaroj:
Unë jam Klomentina DRINI❗️
Jam PRO AMERIKANE
Jam PRO EUROPIANE
Jam PRO MBRETËRISË
Nuk bashkëpunoj me persona ❌️ NONGRATA ❌️
✅️ Koha dhe veprat e kanë vërtetu qëndrimin tim ! Unë jam historikisht me Partinë Demokratike !
➡️ Partia Demokratike, nuk është një parti Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor, me një program modern, vizion e thjeshtësi duke përfshirë në rradhët e veta gjithkënd që ndan të njëjtat interesa dhe filozofi politike.
🔴 Theksoj se pjesmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe ska bashkëpunim apo presion që më kthen pas !
➡️ Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë Demokratëve në Bashkinë Vau Dejës.
🔵 ️Demokratët e kan vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike” shkruan ajo.