-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria 14 vite në NATO, Berisha: Bush bëri ëndrrën realitet

Kryesoret

Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009 dhe sot bëhen plot 14 vite nga ajo ditë e shënuar.

Reagimet për të kujtuar përvjetorin kanë qenë të shumta, mes tyre nuk ka munguar postimi i ish-kryeministrit të kohës që firmosi anëtarësimin, Sali Berisha.

“Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave.

Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.

Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George Ë. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit