Kryeministri Edi Rama ka postuar në Twitter një artikull të “Reuters”-it ku shkruan se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i konsideruar hero për udhëheqjen e kryengritjes së viteve 1998-99 kundër sundimit serb që çoi në pavarësi, do të dalë në gjyq të hënën për krime lufte të dyshuara gjatë konfliktit.
Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It’s a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the George Washington of Kosovo by Joe Biden himself! https://t.co/w5sEiAI8Nc
— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2023
Kreu i qeverisë shqiptare lëshon edhe një herë tjetër akuza kundër drejtësisë ndërkombëtare që arrestoi dhe do të gjykojë ish-krerët e UÇK-së, mes tyre Hashim Thaçin.
Vendet ku “Specialja” dyshon se u kryen krime lufte në Kosovë
“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Ëashington i Kosovës nga vetë Joe Biden” shkruan ai.
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së “s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet”