62-vjeçari me origjinë shqiptare Xhafer Uruçi, i cili vrau me thikë gruan Zenepe Uruçi në Itali i ka dhënë fund jetës në qeli.
Mediat italiane shkruajnë se Uruçi u gjet i pajetë në qelinë e burgut ku ishte transferuar. Ai u vetëvar duke përdorur një çarçaf.
Ditën e enjte Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj.
Djali nxitoi në banesën e prindërve, por e gjeti nënën të vrarë.