-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti në Pogradec, procedohen 2 drejtuesit e mjeteve

Kryesoret

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 persona pasi ditën e djeshme shkaktuan një aksident në ë aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë.

Konkretisht janë proceduar në gjendje të lirë 38-vjeçari me inicialet  R. H. dhe 41-vjeçari me inicialet M. H.

38-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues 41-vjeçarin.

Makina gjithashtu ka përplasur edhe automjetin tip “Opel”, me drejtues 38-vjeçarin me inicialet A. Y.

Nga përplasjet, u dëmtuan shtetasi R. H. dhe pasagjeri K. B., 27 vjeç, që udhëtonin me automjetin tip “Benz” dhe shtetaset N. H., 38 vjeçe dhe K. H., 37 vjeçe, pasagjere në automjetin tip “Toyota”.

Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit