Pogradeci u alarmua në orët e para të mëngjesit pasi dyshohej se një person kishte vendosur eksploziv poshtë një makine.
Ndërkohë policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rastin, ku pas verifikimeve u zbulua se poshtë makinës ishin vendosur dy GPS në dy automjete të parkuara në lagjen nr.3 në Elbasan.
Mësohet se dy automjete ishin në pronësi të 39-vjeçarit, Eris Çekanit i cili i lëshonte me qira.
Njoftimi i policisë
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.