-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me maska dhe kallashnikov vodhën firmën e ndërtimit në Vlorë, arrestohet autori

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi akuzohet se dje nën kërcënimin e një kallashnikovi ka ka vjedhur një shumë lekësh në një firmë ndërtimi në fshatin Dukat i Ri.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një nga autorët, Saldjon Çela, i cili rezulton me precedent të mëparshëm për vjedhje.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. I arrestuari, me precedent të theksuar penal, për vjedhje.

Policia ka sekuestruar automjetin e dyshuar të përdorur për kryerjen e vjedhjes dhe një celular.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorit të shtetasit S. C.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit