Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar me inicialet A.P si dhe ka shpallur në kërkim nipi i tij, 23-vjeçar me inicialet A. C pasi mbanin në shtëpi armë gjahu pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën 34-vjeçarit u gjetën një armë zjarri pushkë si dhe krehër dhe municion i kësaj arme.
Në këtë veprimtari kriminale dyshohet të jetë i përfshirë edhe shtetasi A. C., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale.
Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.