-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Basha dhe Alibasha pengje të Ramës”, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Komunist

Kryesoret

Kryetrari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deklaratave të Berishës, i cili tha sot nga Shkodra ku ishte për të kujtuar 4 heronjtë e 2 prillit se vota për Alibashën është votë për Ramën.

Alibeaj u shpreh se veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit.

“Përkujtimi dhe respekti ndaj atyre që jetën dhanë në 2 prill, bëhet me nderim e në heshtje. Me reflektim të ndjerë e të thellë për çka dhe përse amaneti i antikomunizmit, lirisë dhe demokracisë ende nuk është çuar në vend! E vend për faj e përgjegjësi ka për çdokënd që pati mundësinë për të kontribuar në këtë drejtim. Nëse nuk ka dashur a mundur sot duhet veçse të heshtë!

Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Në ditën kur ende zgjatimet e komunizmit përpiqen të mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve për interesat e tyre personale.

Në nderim të jetës së dhënë nga heronjtë e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka, të gjithë duhet të përulemi me respekt dhe të vlerësojmë më gjakftohtësi dhe seriozitet rrugëtimin politik të PD në këto 30 vjet.  ”, deklaron Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit