Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën.
I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor do të mbërrijë në Tiranë në datën 11 prill. Vizita zhvillohet në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të takojë presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu si përfaqësues të Partisë Demokratike ai do të takojë, Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Escobar nuk do të ketë takime me asnjë përfaqësues nga demokratët që mbështesin Sali Berishën.