-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Kërkojnë të “ringjallin“ Ballkanin e Hapur duke terrorizuar njerëzit!

Kryesoret

Te tre, Vucic, Rama e Kovacevski u mblodhen ne Verona per panairin e “veres”.

E ndoshta nen efektin e asaj pije Vucic ben nje deklarate provokuese, agresive.

Pikerisht si nje forme e dhuneshme presioni mbi qytetaret e rajonit tone.

E tipit komunist a fashist ajo:

“Doni nje Ukraine te dyte”?!

Dhe dy te tjeret heshtin!

Sikur fati i Ballkanit Perendimor, paqja a lufta ne ate, jeta apo vdekja per banoret e tij, varet nga vullneti, humori, dashuria apo urrejtja e ketyre te tre….!

Dikush duhet tu shpjegoje atyre se tashti Greqia, Shqiperia, MV, Mali i Zi, jane antare te NATO ne Ballkanin Perendimor.

Greqia eshte antare e BE dhe vendet tona jane ne rrugen e integrimit te plote ne Europen e Bashkuar.

Italia eshte vetem 60 km larg nesh!

Se ne Kosove ka forca te konsiderueshme te NATO e te ShBA, e cila tregon nje vemendje e kujdes te vecante per Rajonin tone.

Se Brukseli e Gjermania po shtyjne me force ne aplikimin e Procesit te Berlinit, qe e ka hedhur ne harese, ne varr, Ballkanin e Hapur te Vucic.

Sado ata te tre te perpiqen ta kthejne ne jete ate nen avujt e veres.

Dhe largimi nga Ballkani i hapur perkthehet qartesisht ne largim nga hegjemonia serbe politike e ekonomike kjo.

Pra dhe nga influencat  e vartesite ruse, qe per Vucic jane thelbesore.

Duke konsoliduar keshtu paqen, stabilitetin, bashkepunimin e vertete Rajonal, si pjese e procesit tone te integrimit.

Sepse luften ne Ukraine e filloi dhe e mban te gjalle agresioni rus dhe vetem ai.

Askush tjeter!

Eshte pikerisht ajo influence jetike ruse per Serbine, qe nuk e lejon ate as te normalizoje maredheniet me Kosoven, as te firmose per paktin Franko-Gjerman.

Prandaj ne vend qe te “shijojne” veren, qe u krijoka efekte jashte realitetit, te zbresin ne “toke” per te kuptuar se paqen e stabilitetin ne Rajon e garantojne ato faktore, qe permenda me siper.

Dhe jo tentakulat e Rusise nepermejt Ballkanit te Hapur serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit