Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se forca politike që ai përfaqëson ka bërë gjithçka për mbështetjen e SPAK, nga i cili e gjithë Shqipëria ka pritshmëri të mëdha.
Salianji në “5 Pyetjet”: Drejtësia e vonuar. Ka një lloj pengese dhe kontrolli politik!
“Ne kemi bërë gjithçka për mbështetjen e atij institucioni, që është SPAK. Jemi në kushtet që e gjithë Shqipëria ka pritshmëri të mëdha te SPAK. Por, momentalisht jemi nën pritshmëritë e publikut. Sepse nuk ka hetime dhe përgjigje të shpejta për shumë çështje. Mund të ecë shpejt diku, e diku tjetër më avash. Pra, një drejtësi që ecën me vonesë. Jemi në kushtet ku edhe vetë PS po e akuzon këtë institucion.”, u shpreh Salianji në “5 Pyetjet”.