I ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ishte Dritan Goxhaj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili foli në lidhje me seancën e sotme gjyqësore në Hagë ndaj katër ish drejtuesve të lartë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.
Sipas tij, akuzat e ngritura sot nuk ishte diçka që nuk ishte e pritshme, ndërsa shtoi se është trishtuar nga ky show i sotëm i Gjykatës.
“Akuza e ngritur nuk ishte diçka që nuk ishte pritur. Ajo që më trishtoi gjatë këtij show të sotëm ishin dy aspekte. Aspekti kryesor ishin paraqitja e disa dokumenteve të marra në shtëpinë e z. Krasniqi. Këto janë dokumente historikë. Ajo që më shqetëson është fakti se përse ne nuk kemi akses në këto dokumente historikë për ne shqiptarët.”, deklaroi ndër të tjera Goxhaj.