-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Greqi, pas 1 muaji rinis punën linja hekurudhore Athinë-Selanik

Kryesoret

Trenat e pasagjerëve në linjën hekurudhore Athinë-Selanik hynë në shina, më shumë se një muaj pas aksidentit tragjik në Tempi, në kuadër të rinisjes së hekurudhës.

Ministri i Shtetit dhe përgjegjës për Infrastrukturën dhe Transportin G. Gerapetritis, presidenti dhe drejtori menaxhues i OSE Panagiotis Terezakis dhe drejtuesit e Hellenic Train udhëtuan në itinerarin e parë që niset nga stacioni i Larisës për në Kalambaka, duke dashur të japin mesazhin se lëvizjet janë të sigurta.

Rifillimi i linjës Athinë-Selanik-Athinë, 32 ditë pas aksidentit të trenit në Tempi, ishte veçanërisht shumë emocionale për pasagjerët, të cilët edhe pse mes frikës, zgjodhën të bëjnë udhëtimin e tyre. Prekës ishte edhe momenti kur treni i linjës Intercity kaloi në vendin e përplasjes, tanimë i mbushur me lule për 57 jetët e humbura.

Ministri për çështjet e transportit, u shpreh se janë përmirësuar nivelet e sigurisë në mënyrë që pasagjerët të ndihen të sigurtë. Trenat qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar, e cila nuk i kalon 80 kilometra në orë, për trenat periferikë dhe të mallrave dhe 100 km për trenat e pasagjerëve, ndërsa në kabinën e trenit ndodhen dy makinistë dhe dy mbikëqyrës trafiku.

Njëkohësisht në stacionet ku deri më tani ka qenë në detyrë një person pergjegjes janë shtuar edhe dy të tjerë. Gjithashtu linjat e autobusëve që transportojnë pasagjerët janë vendosur nën dispozicion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit