12 persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Tre të tjerë janë ndjekur në gjendje të lirë. Aksident me vdekje, dhunë, përndjekje dhe të tjera ngjarje janë shënuar në orët e fundit në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Xh. K., 23 vjeç, banues në Kamëz, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, pasi kanë vjedhur disa vegla pune, në një firmë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
- O. L., 27 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-
A. H., 22 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
-
P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja Xh. S., 37 vjeçe, banuese në Bathore, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj” mbyllet njoftimi.