-sidi education-spot_img
19.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme i merr pasurinë familjes Marku

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të Çlirim Markut dhe vëllezërve të tij. Apeli i GJKKO çmon të drejtë vendimin e shkallës së parë që pasuritë e familjes Marku t’i kalojnë shtetit pasi dyshohet se është vendosur me burime të paligjshme.

NJOFTIMI I APELIT TË GJKKO: 

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :

Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale{…}, volumi{…}, faqe {…} e llojit truall me sipërfaqe 206 m2, si dhe godinë banimi me 3 kate + papafingo e legalizuar me lejen e legalizimit nr. {…} dt. {…} ndodhur në {…}.

Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale{…}, volumi {…}, faqe {…} e llojit apartament me sipërfaqe 93.4 m2, ndodhur në {…}.

Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale{…}, volumi{…}, faqe {…} e llojit apartament me sipërfaqe 107.8 m2 e ndodhur në {…}.

Të drejtat që subjekti i aktit normativ {…}ka fituar në cilësinë e blerësit me kontratën premtim shitje nr. {…}rep. nr. {…}kol. dt. {…}mbi pasurinë e paluajtshme të llojit apartament me sipërfaqe totale 64.08 m2, ndodhur në lagjen {…}.

Heqjen e masës së sekuestrimit për pasurinë e paluajtshme të llojit apartament me sipërfaqe totale 64.08 m2, ndodhur në lagjen {…}, përfituar me kontratën premtim – shitje nr. {…}rep. nr. {…}kol. dt. {…}si dhe për pasurinë e luajtshme automjet i markës MercedezBenz model ML 320, me targa {…}të sekuestruara me vendimin nr. 62 dt. 15.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 36/140, datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit