-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 milionë Euro me çanta! SPAK i sekuestron turkut 3 kompani, ullishtën dhe 2 makina

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme njoftoi se i ka bllokuar pasurinë një turku, që kërkohet nga drejtësia gjermane si drejtues i një organizate kriminale trafiku droge.

Ramazan Kestin akuzohet se është kreu i një organizate kriminale e cila ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në Roterdam, Hollandë e në Gjermani, ku bëhej grumbullimi e përpunimi i lëndës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën.

Gjithashtu, SPAK thotë se nëpërmjet korrierëve të ndryshëm ka transportuar nga Gjermania në Turqi mbi 10 milionë euro, të cilat janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shtetase shqiptare. Në vijim të hetimeve të kryera është dokumentuar fakti se ka investuar para në shuma të konsiderueshme në Shqipëri.

Pasuritë e sekuestruara;

  1. Pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”.
  2. Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777, me numer shasie Nr.ËAUZZZ4M5HD052188.
  3. Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB, me shasi Nr.ËUAZZZ4L3BD026080, viti i prodhimit 2011.
  4. 25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk- Nr. NIPT L92229020F, regjistruar më datë 29.10.2019.
  5. 50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk- Nr. NIPT L71726012K, regjistruar më datë 26.05.2017.
  6. 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk- Nr.NIPT L71822022A, regjistruar më datë 22.06.2017, datë themelimi 05.06.2017.

Miliona dhe pasuri! Dumani i sekuestron pasurinë bosit fierak

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit