-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gara për 300 vende të lira në Policinë e Shtetit

Kryesoret

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur testimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar pamjet nga salla teksa shkruan se 714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante në Policinë e Shtetit

“I gjithë procesi monitorohet nga kamerat dhe korrigjimi i testit do të bëhet me Scandron, në prezencë të vetë aplikantëve, për të garantuar transparencë maksimale”, thotë Çuçi.

Më tej Ministri i Brendshëm thekson se këto vite në Policinë e Shtetit janë afruar rreth 3 mijë të rinj duke ulur ndjeshëm moshën mesatare të efektivëve.

“Do ta ruajmë këtë trend dhe do të ecim me shpejtësi në këtë korsi për të arritur te mesatarja e vendeve të BE-së, si dhe do të vijojmë rrugën e pakthyeshme për të modernizuar më tej Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji.

Kapacitetet dhe profesionalizmi i punonjësve të Policisë do të barazohet me atë të partnerëve tanë europianë”, përfundon reagimin e tij ministri Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit