-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimi i naftës pëson një ulje të lehtë për herë të parë në këtë vit!

Kryesoret

Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të dielën, duke u reduktuar me pesë lekë për litër.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me shumicë dhe me pakicë në vend, një litër naftë tregtohet me 184 lekë, nga 189 lekë që ishte më parë. Benzina shitet me 183 lekë, nga 188 lekë.

Kjo është hera e parë që çmimet ndryshojnë këtë vit. Në nëntor-dhjetor të vitit të kaluar nafta shënoi dy ulje të njëpasnjëshme me rreth 10 lekë për litër. Kjo ishte hera e parë që çmimet e karburanteve kishin tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj 2023, kur çmimet ishin rritur disa herë radhazi, nga niveli më i ulët në mëse një vit prej rreth 170 lekësh, që u arrit në maj 2023.

Gjithsesi, aktualisht, nafta është 8.2% më e shtrenjtë se në maj të një viti më parë.

Në qershor 2023 u shfuqizua Bordi që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve, i cili ishte krijuar që në mars 2022, kur çmimet e karburanteve u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke arritur në tregun vendas deri në rekordin e 245 lekë për litër në prill 2022.

Sipas operatorëve të tregut, rënia e fundit lidhet me lehtësimin e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Një fuçi naftë tregtohet me 83.5 dollarë në bursa, nga gati 90 dollarë një muaj më parë.

Javën e kaluar, të dyja kontratat e së ardhmes të naftës, ajo europiane (brent) dhe amerikane (West Texas Intermediate -WTI) shënuan humbjen e tyre më të madhe javore në tre muaj. Brent që ra me më shumë se 7% dhe WTI me 6.8%./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit