Miqësia mes Kiarës, Luizit dhe Efit është krisur. Mbrëmja e djeshme u shoqërua me debate të forta mes çiftit dhe Efit.
Efi deklaroi se u ndje e zhgënjyer nga ata që i konsideronte miq ndërsa Kiara e sulmoi duke i thënë se nuk e kishte mbështetur jashtë dhe kishte përfituar nga fama e saj.
Për këtë debat ka patur reagime të shumta në rrjet, ndër to dhe ish-banorja Kejvina Kthjella që shpesh ka shprehur mendimin e saj për lojën e çiftit.
Në një story në Instagram Kejvina shprehet se Kiara ka xhelozi ndaj Efit se e do publiku, se është më e zonja se ajo në lojë.
Sa i takon Luizit ajo shprehet se ai i besoi të dashurës së tij edhe pse ajo e ka mendjen tek fama dhe jo tek dashuria për Luizin.