-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ola Xama: Fatura e arbitrazheve

Kryesoret

Një vendim i marrë disa ditë më parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Washington rrëzoi përfundimisht shpresat e Shqipërisë për të shpëtuar 108 milion euro që biznesmeni italian Francesco Becchetti kërkon të marrë nga buxheti i shtetit.

Ajo që tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në konferencën për shtyp sot, është më e qartë se Twitteri i kryeministrit.

Nëse kreu i qeverisë u përpoq ta relativizonte çështjen e humbjes së shpresës së vetme të ankimimit të vendimit duke e konsideruar në rangun e një “fake news”-i që përhapet nga kundërshtarët në prag të zgjedhjeve, Balluku tha se Shqipëria nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Çështja tashmë që diskutohet është se nëse mosnjohja e këtij vendimi do të shpëtojë paratë e buxhetit të qytetarëve? Deri tani vetëm për kosto ligjore të mbrojtjes së çështjes “Agon Channel” janë paguar 3.1 milion euro nga buxheti.

Prej dy vitesh, kompania publike e kontrollit ajror “Albcontrol” është në situatë të rëndë financiare për shkak të bllokimit të llogarive të saj pranë “Eurocontrol”, që është autoriteti i kontrollit ajror në Europë.

“Albcontrol” nuk ka para as për të dhënë pagat e punonjësve apo për të mbuluar shpenzime dhe investime të rëndësishme për cilësinë e shërbimit, por dhe jetën e qytetarëve që fluturojnë përmes territorit shqiptar.

Vetëm vitin e shkuar kompania ka siguruar afërsisht 20 milion euro hua nga një kompani publike në Shqipëri dhe një drejtori në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Për të dhënë këtë hua, njëra nga kompanitë prishi dhe investimin që kishte bërë në një fond privat, duke humbur fitimet që mund të merrte ndër vite.

Pra deri tani, këto që dihen shkojnë 23 milion euro. Po kostot e kamatave apo penalitetet që mund të na ndodhin për shkak të moszbatimit të Konventës së New Yorkut a mund të maten?

Përpara se sa me këtë gjë të bëhet politikë, shkaktarët duhet të kërkojnë falje, dhe të dyja forcat kryesore duhet të mësojnë nga gabimet duke mbrojtur interesat e shtetit. Nuk janë pak 108 milion euro për shtetin tonë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit